Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.
Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit nuk janë dhënë më shumë detaje se për cilat institucione do të ketë ndarje buxhetore nga këto kursime dhe ndarje.
“Qeveria në detyrë ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje”, thuhet në njoftim.
Punëtorët e Radiotelevizionit të Kosovës vazhdojnë grevën e përgjithshme për shkak të mosmarrjes së pagave. Punëtorët e RTK-së në grevë, nuk do të ketë edicionet e lajmeve në orën 11 dhe 13.
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së ka bërë të ditur se greva do të zhvillohet çdo ditë nga ora 11:00 deri në 13:00, me pezullimin e të gjitha punëve në çdo sektor.
Ndërsa, linjat e autobusëve të Trafikut Urban dhe operatorëve private edhe sot kanë pezulluar punën pas bllokadës financiare që ka Komuna e Prishtinës.
Në shenjë proteste punëtorët e trafikut urban dhe sektorit publiko-privat kanë bllokuar rrugët e kryeqytetit me autobusë, të cilët i kanë vendosur në rrugën “Agim Ramadani” dhe Luan Haradinaj.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka akuzuar Ministrinë e Financave se e kanë bllokuar të hyrat vetanake, derisa ministri në detyrë, Hekuran Murati ka mohuar një gjë të tillë.
















Lini një Përgjigje