Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar se nesër (ora 14:00) do të mbahet ceremonia e vënies së gurthemelit për stadiumin e ri të qytetit.
Stadiumi do të ndërtohet sipas standardeve më të larta të UEFA-s, me kapacitet prej 6,518 ulësesh dhe infrastrukturë moderne.
Ky projekt madhor do të financohet nga Ministria e Kulturës, ndërsa hapësira për ndërtim është siguruar nga Komuna e Suharekës.
Kryetari Muharremaj falënderoi Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, për bashkëpunimin dhe angazhimin, duke theksuar se ky është vetëm njëri nga projektet e shumta që janë realizuar së bashku në dobi të qytetarëve.
“Ne duhet të jemi bashkë, si Qeveri e Republikës së Kosovës dhe si Komunë e Suharekës, sepse qytetarëve u duhet zhvillimi”, u shpreh kryetari Muharremaj.
Lini një Përgjigje