Prof. Ma. Sedat Gashi nga fshati Luzhnicë, me vendbanim në Suharekë, është zyrtarisht kandidat për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Me mbi 12 vite angazhim në AAK, ku ka shërbyer si kryetar i nëndegës në Luzhnicë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të partisë në Suharekë, Gashi ka dëshmuar përkushtim dhe integritet në shërbim të komunitetit.
Ai është profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin “Jeta e re” dhe i diplomuar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” me titull Bachelor dhe Master në këtë fushë. Për punën e tij, është vlerësuar disa herë si mësimdhënës i dalluar nga DKA dhe MASHT.
Përvoja e tij përfshin edhe gazetarinë dhe moderimin, duke qenë gjithnjë aktiv në jetën publike. I apasionuar pas letërsisë, artit dhe kulturës, është autor dhe bashkëautor i disa librave, përfshirë veprën më të fundit “Sythet e dritëhijeve të jetës”, si dhe fitues i shumë çmimeve letrare nga niveli komunal deri në atë mbarëkombëtar.
I njohur si njeri i devotshëm, i afërt dhe i respektuar, Prof. Ma. Sedat Gashi premton të jetë një zë i fuqishëm në Asamblenë Komunale të Suharekës, duke mbrojtur vlerat e arsimit, kulturës dhe zhvillimit të komunës.

Lini një Përgjigje