Policia sekuestron pistoletë me gas dhe armë AK-47 në Suharekë, një person në pranga

Një ngjarje me armë zjarri është raportuar në Suharekë, ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka shtënë në drejtim të dyshemesë.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një fishek. Gjithashtu, janë sekuestruar edhe një pistoletë me gas, e përdorur në rast, si dhe një armë automatike e tipit AK-47.

I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje.