Pesë veteranë të dalluar të Suharekës nderohen me mirënjohje nga Kryetari Hysni Gucati me rastin e 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës

Në shënim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Kryesia Qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga kryetari Hysni Gucati, ka ndarë mirënjohje për pesë veteranë të dalluar nga dega e Suharekës.

Me këtë rast, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i tyre në rrugën drejt lirisë, duke qenë gjithmonë shembull i sakrificës dhe qëndresës. Të nderuarit me mirënjohje janë:

  • Halil Krasniqi
  • Shyqeri Gashi
  • Nebih Trolli
  • Muhamet Morina
  • Fatmir Balaj

Këto mirënjohje janë një simbol nderimi për angazhimin e tyre gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj, në ruajtjen e vlerave të UÇK-së dhe mbrojtjen e dinjitetit të veteranit.

“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit! Respekt të thellë për çdo luftëtar të lirisë,” thuhet në njoftimin e degës së Suharekës së OVL-UÇK-së, të udhëhequr nga kryetari Sejdi Elezi.