Në mes të temperaturave të larta të verës, kur pluhuri dhe vapa rrezikojnë cilësinë e ajrit dhe komoditetin e qytetarëve, ndërmarrja publike NPL “Eko-Theranda” ka treguar edhe një herë përkushtimin e saj shembullor ndaj qytetit.
Ekipet e saj kanë qenë në terren duke lagur dhe larë rrugët kryesore të Suharekës, për të sjellë freski dhe për të mbajtur pastër hapësirat publike.
Ky aksion, përveçse ndihmon në ruajtjen e higjienës, ul temperaturën e sipërfaqeve dhe krijon një atmosferë më të këndshme për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.
“Qëllimi ynë është i qartë një qytet më i pastër, më i shëndetshëm dhe më mikpritës për të gjithë,” theksojnë nga Eko-Theranda, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë punimeve.














Lini një Përgjigje