Suharekë, 11 korrik 2025 – Partia Demokratike e Kosovës, dega në Suharekë, ka zyrtarizuar kandidaturën e Kryetarit të Degës, z. Dardan Berisha, për Kryetar të Komunës së Suharekës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Vendimi është marrë me unanimitet nga strukturat e partisë gjatë një mbledhjeje të mbajtur sot, ku është theksuar uniteti dhe mbështetja e plotë për z. Berisha, duke e cilësuar atë si përfaqësues të denjë të vlerave familjare, integritetit personal dhe vizionit të qartë për të ardhmen e komunës.
“Vlerat personale dhe familjare të Kryetarit Dardan Berisha, si dhe uniteti maksimal i strukturave tona, janë baza e fortë e besimit tonë në një rezultat historik në zgjedhje”, u theksua në deklaratën e degës.
PDK Suharekë ka bërë të ditur se platforma zgjedhore e z. Berisha përputhet me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të komunës, dhe synon hapjen e një kapitulli të ri të qeverisjes lokale, me fokus në zhvillim, transparencë dhe përfaqësim dinjitoz.
“Na priftë e mbara dhe dalshim faqebardhë”, përfundon komunikata zyrtare e PDK-së në Suharekë.
#MeDardanin #PërSuharekën #PDK



Lini një Përgjigje