Parku “Gjoli” – Greikoc po shndërrohet në një perlë të gjelbër për komunitetin, falë përkushtimit të mërgimtarëve të kësaj ane dhe mbështetjes nga Komuna e Suharekës.
Ky vend i mrekullueshëm, ku natyra takohet me dashurinë dhe kujdesin e njerëzve, është tashmë një destinacion i veçantë për të gjithë – fëmijët që luajnë dhe gëzojnë pranë liqenit, familjet që kalojnë momente relaksi nën hijen e pemëve dhe çdo kalimtar që kërkon një çast qetësie dhe frymëzimi.
Ky projekt u realizua nën organizimin e Shoqatës “Greikoci”, me kontributin e pashoq të mërgimtarëve dhe mbështetjen institucionale të Komunës së Suharekës.
Faleminderit nga zemra për çdo kontribut!
Ky është vetëm një shembull i qartë se çfarë mund të arrijmë kur bashkohemi për një qëllim të përbashkët.




















Lini një Përgjigje