Klubi i futbollit FC Suhareka, që këtë sezon po garon në Ligën e Parë të Kosovës – Raiffeisen Liga, sot do të zhvillojë ndeshjen e dytë të sezonit 2025/26.
Përballja do të luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë, me fillim nga ora 16:30, ku FC Suhareka do të kërkojë fitoren ndaj skuadrës së FC Vushtrrisë.
Klubi fton të gjithë tifozët dhe qytetarët që të jenë të pranishëm në stadium, për t’i dhënë mbështetje ekipit të zemrës në këtë sfidë të rëndësishme.

Lini një Përgjigje