Njoftim: Mbyllet përkohësisht rruga e Tranzitit për shkak të punimeve në kanalizim

Kompania ERST BAU njofton qytetarët se sonte, nga ora 24:00, do të mbyllet përkohësisht rruga e Tranzitit, në segmentin nga ETC deri te LAB PETROL, për shkak të punimeve në rrjetin e kanalizimit.

Punimet janë pjesë e një projekti të kontraktuar nga Komuna e Suharekës, dhe mbyllja e përkohshme e rrugës është e domosdoshme për realizimin e tyre në mënyrë të sigurt dhe efikase.

Kompania ERST BAU kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për shqetësimet e përkohshme që mund të shkaktohen gjatë zhvillimit të punimeve.

Faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
ERST BAU