Në Peqan të Vogël u zbulua pllaka përkujtimore për shtëpinë e Ramadan Dalip Gashit, e cila gjatë luftës së fundit në Kosovë shërbeu si Shtëpia e Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili theksoi rëndësinë historike të kësaj shtëpie.
“Kjo shtëpi në Peqan të Vogël, mban brenda historinë e lirisë sonë dhe kujtimin e gjallë të sakrificës dhe trimërisë së UÇK-së,” u shpreh kryetari Muharremaj.
Pllaka u mundësua nga Komuna e Suharekës, ndërsa në aktivitet morën pjesë edhe shoqatat e dala nga lufta si dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.





Lini një Përgjigje