Në Duhel ngrihet flamuri i UÇK-së – Dhuratë nga Beqir Selimi(Video)

Sot, në një ceremoni të veçantë në rrethin e  Duhlës, është bërë ngritja solemne e flamurit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prani të banorëve të fshatit dhe përfaqësuesve lokalë.

Kryetari Bali Muharremja, njoftoi se kjo iniciativë është realizuar falë donacionit të Beqir Selimit nga kompania EURO FAS, një veprim simbolik që kujton me nderim sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë e vendit.

Në fjalën e tij, Beqir Selimi u shpreh se kjo ishte një ditë e veçantë për të, duke theksuar se kishte nderin dhe kënaqësinë të dhuronte flamurin për bashkëfshatarët e tij, për të lartësuar simbolin e sakrificës dhe paqes.

Ky akt përkujton dhe forcon ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe respektit ndaj atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.