Nderon Berisha është një çiklist i ri dhe premtues në disiplinën Downhill, i cili ka nisur karrierën e tij me një sukses të madh.
Ai zuri vendin e parë në garën prestigjioze “Prishtina Downhill Cup 2025” në kategorinë Elite, duke u konfirmuar si një ndër emrat më të spikatur të këtij sporti në vend.
Ky rezultat shënon hapin e tij të parë të rëndësishëm në botën e çiklizmit, ndërsa synimi i tij është që të përfaqësojë Kosovën me dinjitet në garat ndërkombëtare dhe evropiane.
Aktualisht, Berisha jeton dhe punon në Kelheim, Gjermani, ku arrin të kombinojë me sukses përgatitjet sportive me angazhimet profesionale.





Lini një Përgjigje