Shteti i Michigan-it ka dhënë një vlerësim zyrtar për Berat Gegaj, duke e nderuar për guximin dhe shërbimin e tij si ndërmjetës paqe në Michigan, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të botës.
Përfaqësuesi i shtetit, Woolford, vlerësoi punën e Gegajt si një ndërmjetës gjatë procesit të paqes Kosovë–Serbi në vitin 2020, ku ai ofroi ura komunikumi, pajtim dhe shpresë për liderët që kërkonin të mbyllnin dekada konflikti.
Gjithashtu, gjatë evakuimit nga Afganistani në vitin 2021, Gegaj ndihmoi në shpëtimin dhe zhvendosjen e rreth 100 Shtetasëve Amerikanë, duke punuar pa pushim për jetët dhe vlerat Amerikane.Fjala e tij u mbështet në një përkushtim ndaj ndërtimit të urave mes komuniteteve dhe forcimit të bashkimit nëpërmjet dashurisë, përulësisë dhe shërbimit.
Ky nderim, i ofruar nga legjislatura e Michigan-it, dhoma e Përfaqësuesve thekson punën e jashtëzakonshme të Berat Gegajt në paqe, shërbim dhe udhëheqje globale, si dhe ndikimin e tij të qëndrueshëm në jetë të pafund njerëzish.
Ai mori titullin “ Tribut i veqantë” dhe gjithshtu flamurin Amerikan qe ishte ne shtizë ne Capital House më 1 Janar të 2026!



















Lini një Përgjigje