Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në fshatin Maçitevë, ku ka mbikëqyrur nga afër punimet infrastrukturore që po zhvillohen aty.
Aktualisht, në këtë fshat është duke u realizuar asfaltimi i rrugëve, një investim që do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen dhe jetën e banorëve të zonës. Kryetari Muharremaj theksoi se puna në terren po vazhdon çdo ditë dhe se angazhimi për zhvillimin e infrastrukturës rurale mbetet prioritet.

















Lini një Përgjigje