Muharremaj: Fermerët me qasje më të lehtë në tokat e tyre, projekti i rrugëve fushore vazhdon(Video) /

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, sot vizitoi punimet që po zhvillohen në hapjen e rrugëve fushore në fshatin Vraniq.

Me këtë rast, ai theksoi se këto rrugë po realizohen për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët do ta kenë më të lehtë punimin e tokave bujqësore dhe qasjen në pronat e tyre. Ky është një investim i financuar nga Komuna e Suharekës, që synon përmirësimin e infrastrukturës bujqësore.

Kryetari Muharremaj bëri të ditur se projekti i hapjes së rrugëve fushore do të vazhdojë edhe në fshatra të tjerë të komunës, me qëllim që të mbështeten fermerët dhe zhvillimi bujqësor.