Mobilizim i madh në Duhël dhe Leshan: Mbështetje e fuqishme për PDK-në dhe kandidatin Arben Gega

Në fshatrat Duhël dhe Leshan është shënuar një pritje e ngrohtë dhe mobilizim i vazhdueshëm i qytetarëve në kuadër të fushatës zgjedhore. Banorët e këtyre zonave janë shprehur të gatshëm për ndryshimin që pritet të vijë më 28 dhjetor, duke dhënë mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës.

Gjatë takimeve me qytetarë, kandidati për deputet Arben Gega theksoi rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për zhvillimin e vendit, duke vlerësuar mobilizimin dhe përkrahjen e treguar nga banorët e Duhlit dhe Leshanit.

Fushata e PDK-së po vazhdon me energji dhe pjesëmarrje të madhe qytetare, me mesazhin e qartë për ecje përpara dhe ndërtim të një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

BASHKË PËRPARA
#PDK130 #BedriHamza1 #ArbenGega68