Mjeku Troket në Shtëpi – Falë Komunës dhe Caritas Kosova(Video)

Një shërbim i rëndësishëm për qytetarët në nevojë po realizohet në Komunën e Suharekës në bashkëpunim me organizatën Caritas Kosova. Projekti i kujdesit mjekësor shtëpiak synon të ndihmojë personat e moshuar, ata me aftësi të kufizuara apo të sëmurë kronikë që nuk kanë mundësi të dalin nga shtëpia për të marrë trajtimet e nevojshme mjekësore.

Për më shumë se 8 vite radhazi, Komuna e Suharekës në bashkëpunim me Caritas Kosova ka mundësuar ofrimin e kujdesit mjekësor shtëpiak për qytetarët në nevojë – një shërbim jetik për të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe ata që nuk kanë mundësi të lëvizin.

Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, ka theksuar për Radio Vala se ky projekt është thelbësor dhe do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, duke u zgjeruar me shërbime të reja mjekësore dhe sociale. “Ky është një shërbim jetik për të gjithë ata që janë të vetmuar apo nuk kanë mundësi të marrin ndihmën e nevojshme. Komuna jonë do të vazhdojë ta mbështes fuqishëm këtë projekt,” u shpreh Muharremaj.

Për më shumë, ndiqeni videon e përgatitur më poshtë: