Në më pak se dy muaj është ndërtuar dhe sot është hapur për qarkullim ura e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër.
Që nga ora 09:00 e mëngjesit, ura është vënë në shërbim të qytetarëve, duke mundësuar kalimin e automjeteve dhe duke lehtësuar lëvizjen mes Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut.
Banorët e të dyja anëve të qytetit u uruan për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor, ndërsa u shprehën përgëzime për kompaninë dhe punëtorët e angazhuar për realizimin e shpejtë dhe cilësor të punimeve.
Ndërkohë, punimet për ndërtimin e një ure tjetër në këtë zonë janë duke vazhduar.
Lini një Përgjigje