Komuna e Suharekës po vazhdon të forcojë kapacitetet dhe sigurinë publike falë mbështetjes së vazhdueshme të mërgimtarëve të saj.
Kryetari i Komunës, z. Bali Muharremaj, ka shprehur mirënjohjen e tij të veçantë për bashkatdhetarin Albin Morina nga fshati Reshtan, i cili jeton dhe vepron në Zvicër, për donacionin e vlefshëm në pajisje dhe veshmbathje për Njësinë e Zjarrfikësve.
Donacioni, i cili përfshin një sasi të konsiderueshme pajisjesh, është realizuar falë bashkëpunimit të z. Morina me kompaninë e transportit “Gani Transport”, e cila ka mundësuar bartjen e pajisjeve nga Zvicra deri në Suharekë.
Komuna e Suharekës po vazhdon investimet në rritjen e sigurisë publike, ndërsa në ditët në vijim pritet edhe funksionalizimi i objektit të ri për zjarrfikësit, me synim ofrimin e shërbimeve më efikase dhe reagim më të shpejtë në raste emergjente.
Kryetari Muharremaj ka falënderuar z. Albin Morina dhe të gjithë mërgimtarët, të cilët përmes kontributit dhe përkushtimit të tyre po vazhdojnë të ndihmojnë zhvillimin dhe mirëqenien e vendlindjes.





















Lini një Përgjigje