Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione, sot në fshatin Semetisht është mbajtur një takim i veçantë mes grave me origjinë nga ky fshat. Të mbledhura nga vende të ndryshme, ato u bashkuan për të kujtuar fëmijërinë, për të ndarë kujtime dhe për të forcuar lidhjet shpirtërore me njëra tjetrën.
Iniciatorja e këtij takimi, asamblistja dhe aktivistja e kahershme znj. Mimoza Bytyqi Bajraktari, theksoi rëndësinë e këtij organizimi si një nismë që synon të kthehet në traditë vjetore. Ajo u shpreh se qëllimi është ruajtja e kujtesës kolektive dhe forcimi i lidhjeve familjare dhe miqësore mes grave të Semetishtit, pa marrë parasysh ku jetojnë ato sot.
Znj. Bajraktari falënderoi përzemërsisht të gjitha gratë për pjesëmarrjen dhe atmosferën e krijuar, duke nënvizuar energjinë pozitive që e karakterizoi këtë takim.
Takimi u përmbyll me përqafime, emocione dhe premtime për t’u rikthyer përsëri vitin tjetër, tashmë me qëllimin për të ndërtuar një traditë që i përket zemrës dhe kujtesës së përbashkët të këtij fshati.

























Lini një Përgjigje