Bali Muharremaj, kryetar aktual i Suharekës, synon edhe mandatin e tretë në krye të kësaj komune.
Tashmë ai edhe zyrtarisht është i nominuar nga partia e tij, derisa garës i hyn pas realizimit të shumë projekteve në këtë komunë.
Përkrahësit e Muharremajt e kanë filluar parafushatën në një mënyrë të veçantë, duke i ngjitur stikerat në telefon me fotografinë e tij dhe kodin QR.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.
Lini një Përgjigje