Sot në Suharekë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), ku u diskutuan çështje me rëndësi për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Në rend dite ishin disa pika kryesore:
Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
Siguria e përgjithshme në trafik;
Raportimi dhe parandalimi i dhunës në familje;
Informatë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike lidhur me përgatitjet për mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve gjatë sezonit të dimrit.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve lokale dhe qendrore, me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë publike dhe ofrimit të shërbimeve më efikase për qytetarët e komunës.
Përfaqësues të institucioneve lokale, Policisë së Kosovës, drejtorive komunale dhe organizatave relevante shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e sfidave që prekin jetën e përditshme të qytetarëve.


















Lini një Përgjigje