Lirim Mehmetaj: Vetëvendosje manipuloi fotografinë e operacionit në Ujman – i hoqi automjetet e KFOR-it për ta shitur si sukses të FSK-së

Gazetari Lirim Mehmetaj ka zbuluar një manipulim të rëndë të bërë nga Lëvizja Vetëvendosje në mënyrën se si ka paraqitur operacionin e fundit në veri të vendit.

Sipas Mehmetajt, fotografia e shpërndarë nga Vetëvendosje për operacionin në Liqenin e Ujmanit është modifikuar nga ajo është hequr një automjet i KFOR-it për t’ia lënë skenën ekskluzivisht Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Ka qenë një ndërhyrje e përbashkët me KFOR-in, por nga fotografia që ka shpërndarë Vetëvendosje është hequr automjeti i tyre, që të duket sikur operacioni është kryer vetëm nga FSK-ja”,  ka zbuluar Mehmetaj.