Liburn Aliu ka njoftuar se ka dorëzuar dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Aliu tha se dorëheqja e tij vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Aliu tha se konsideron që zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës, nuk është në frymën e në lartësinë e idealit të Republikës.
Duhet përkujtuar që zgjedhja e Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës ka habitur thuajse të gjithë- duke e njohur figurën e tij tejet përçarëse si me partitë tjera politike, mediat por edhe individ të ndryshëm nga shoqëria civile.
Të dashur qytetarë,
Dua t’ju njoftoj që sapo e dorezova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.
Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësihë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua.
Lini një Përgjigje