Sot në Qendren Kryesore të Mjeksisë Familjare “Rexhep Kuçi” për një vizitë pune ishte i pranishëm Zëvendësministri i Shëndetësisë Dr. Arsim Berisha se bashku me Kryesuesin e grupit punues për:
Monitorimin e Kampanjës për zbatim të Planit të Veprimit për përcaktimin e kritereve për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor/Përzgjedhjen e Mjekut Familjar, Dr. Shaban Osmanaj dhe përfaqësuesja e Projektit të AQH-së Dr.Merita Shehu.
Qëllimi i kësaj vizite është informimi paraprak rreth fillimit të Projektit për Përzgjedhjen e Mjekut Familjar në nivel vendi dhe diskutime rreth përgatitjes së implementimit të këtij projekti.
Lini një Përgjigje