Vidhet një makinë për prerjen e barit në xhaminë e fshatit Gjinocë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në orët e hershme të së Hënës, në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Raportohet se dy persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur makinë për prerjen e barit, e cila shërben për prerjen e barit në oborrin e Xhamisë.

““Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekës me datën 18.122023 përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizoj dhe arrestoj të dyshuarit M. A (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar) dhe L SH (viti i lindjes 2007, mashkull kosovar shqiptar)
Arrestimi i tyre është bërë me dyshimin se te njëjtit kane qenë te përfshirë në një rast vjedhje e rënde qe ka ndodhe ne Xhamin e fshatit Gjinoc të Suharekës, ku ne ketë rast te dyshuarit kane
vjedhur një makinë për prerjen e barit. Ne konsultim me prokurorin kujdestar është iniciuar rast. Të dyshuarit janë intervistuar ne prezence te avokatit dhe punëtoreve te Q.P.S-ë dhe pas intervistës ne konsultim me prokurorin kujdesur për krime te rënda janë liruar” thuhet në njoftimin e Policisë.