Sot, në fshatin Sopijë është vendosur gurthemeli i sallës sportive. Prezent në vënien e themelit, kanë qenë shumë banorë të fshatit Sopijë, po ashtu edhe kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj së bashku me vartësit e tij.
“Sot filluan punimet për ndërtimin e Palestrës Sportive në Fshatin Sopijë. Angazhimi ynë nuk do të ndalet asnjëherë në shërbim të qytetarëve.
Banorët e fshatit Sopijë, janë shprehur se janë shumë të kënaqur me këtë investim nga Komuna e Suharekës.
Lini një Përgjigje