U realizua pilotimi i testit “ PISA 2025”në komunën e Suharekës

Bazuar në kërkesat e MASHTI-t, Drejtoria e Arsimit ka bërët gjitha përgatitjet për realizimin e e pilotimit të projektit “ PISA 2025” ku nga komuna jonë janë përzgjedhur nxënësit e IAAP “ Abdyl Ramaj”-Shirokë

Organizatorët (MASHT) të projektit “PISA 2025” kanë pranuar nga Drejtoria e Arsimit informacionet e sakta për të gjithë nxënësit në të gjitha shkollat që plotësojnë kriteret e pranueshmërisë. Kriteret për pranueshmërinë e nxënësve PISA kanë qenë: nxënësit e lindur nga 01.01.2008 dhe 31.12.2008.

Nga gjithsejt 15 vjeçarët e komunës sonë 83 nxënës janë përzgjedhur për t`iu nënshtruar këtij testi, i cili u realizua në objektin e IAAP “ Skender Luarasi”-Suharekë për shkak të kushteve më të favorshme për realizimin me sukses të këtij testimi.

Poashtu në këtë proces është përfshirë drejtori i shkollës i cili iu ka nënshtruar plotësimit të një pyetësori online ku janë siguruar informacione që vërtetojnë përgjigjet.

Nga shkolla pjesëmarrëse në testim është caktuar koordinatori i cili ka punuar me nxënësit në parapërgatitjet pët testim ndërsa Drejtoria e Arsimit ka ndihmuar në këtë process në takimet e shpeshta me koordinatorët e shkollave, pranimin dhe dorëzimin e udhëzimeve mbi Pyetësorin e Drejtorit së bashku me materiale të tjera informuese, te caktuara nga DVSM.

Drejtori i Drejtorisë komunale të arsimit Z.Remzi Bajselmani u ka uruar suksese në punë dhe rezultate në këtë testim

Suharekë, 07.11.2024