U realizua gara komunale për lëndën e fizikës

Në ambientet e shkollës “ Destan Bajraktari” sot u mbajtën garat mes shkollave për lëndën e Fizikës për klasat IX, X, XI dhe XII. Ky aktivitet mblodhi nxënës të talentuar nga shkolla të ndryshme të komunës sonë, të cilët treguan nivelin e tyre të përgatitjes dhe pasionin për këtë fushë.

Nxënësit që treguan rezultate nga kjo garë, do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Suharekë, Remzi Bajselmani u dëshiron suksese në garat e mëtejme në nivel qendror.