Kryetari i Komunës së Suharekës, z. Bali Muharremaj, nënkryetarja znj. Mihrije Suka, drjetorë të drejtorive komunale sdhe drejtorë të shkollave nga Komuna e Suharekës, kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e përurimit të aneksit të shkollës “Besim Ndrecaj”, në fshatin Maçitevë.
“Kryetari Muharremaj duke uruar nxënësit për objektin e ri, më tej ka shtuar se objekti i ri dhe modern që sot po e përurojmë është ndertuar me kontributin e qytetarëve të Komunës sonë, nga taksat e tatimpaguesve, andaj meritat ju takojnë atyre, falenderoj të gjithë ata që kanë kontribuar.
Qëllimi ynë është të ndertojmë sa më shumë shkolla, kudo ku ka nevojë. Ndërsa me nga një fjalë rasti është paraqitur edhe drejtori i DKA-së në Suharekë z. Remzi Bajselmani, pastaj drejtori i Shkollës së fshatit Elmi Aliu, pastaj mësuesi i parë i kësaj shkolle etj. Aneksi i Shkollës është ndertuar me buxhet të Komunës dhe ka kushtuar rreth 300 mijë euro.
Lini një Përgjigje