Zyrtari Komunal, Hetem Sopa – operatior i Tatimit në Pronë në Komunën e Suharekës, sot është pensionuar. Me këtë rast, kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj dhe drejtori i Drejtorisë Komunale për Financa dhe Buxhet z.Labinot Halitjaha duke e falenderuar për punën dhe kontributin që ka dhënë, i kanë uruar shëndet të mirë dhe të gjitha të mirat në jetë.
Gjatë karrierës së tij, Hetem Sopa ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e politikave të tatimit në pronë, duke siguruar transparencë dhe efektivitet në mbledhjen e tatimeve dhe duke ofruar shërbime të shkëlqyera për qytetarët e Komunës sonë. Puna e tij e palodhur dhe angazhimi i tij i pashoq kanë lënë një ndikim të thellë dhe pozitive në komunitet dhe në zhvillimin e administratës lokale. Ai ka qenë një koleg i çmuar dhe një shembull për shumë breza të rinjsh që kanë kaluar përmes sektorit të tatimeve. Z. Sopa është edhe veteran i UÇK-së.
Lini një Përgjigje