Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për këtë rend dite:
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i sigurisë në territorin e Komunës
3. Vetëdijesimi i nxënëseve për rrezikun nga minat dhe mjeteve të tjera të pa shpërthyera nga lufta;
4.Mbështetja e projekteve konkrete në zgjidhjen e problemeve të sigurisë në bashkësi dhe komunitetit dhe
5. Masat për parandalimin e lëmoshë-kërkuesit.
Takimin e ka kryesuar kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, ndërsa me diskutime rreth pikave janë kyçur anëtarë të KKSB-së, të cilët në fund kanë nxjerr dhe disa rekomandime për secilën pikë. Rekomandimet:
1. Si të rritet bashkëpunimi qytetarë-polici dhe të lajmërohen rastet e dyshimta në polici.
2.Drejtoria e Arsimit, përmes Ministrisë ta kërkojë nga FSK-ja të mbahen ligjirata nëpër shkolla,
3. Të vazhdohet me implementimin e projekteve që kanë të bëjnë me sigurinë.
4. Të lajmërohen në polici përsonat që hasën duke kërkuar lëmoshë, të bëhet identifikimi i tyre ( pasi dyshohet që i sjell dikush nga jashtë), pasi deri tash nuk kemi asnjë rast të ndonjë personi nga Komuna jonë që kërkon lëmoshë në rrugë.
Lini një Përgjigje