U mbajt takimi i radhës i koordinimit lokal për siguri

Në takimin e radhës të koordinimit lokal për siguri, nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka e cila është edhe kryesuesja e takimit, në mes tjerash ka njoftuar për aktivitetet që janë zhvilluar gjatë tri jave në Komunën e Suharekës.

Ajo ka përmendur të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe dhe të cilat janë të publikuara edhe në rrjetet sociale dhe në portale të ndryshme. Ndërkaq për gjendjën e sigurisë në Komunë u tha se gjendja është e qetë dhe stabile me pak ngjarje që prishin imazhin dhe rehatin. U tha gjithashtu se ka pasur gjashtë aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 466 tiketa prej të cilave 27 urdhëresa të realizuara.