U diskutua rreth Planifikimit të planit të punës të Kuvendit të Komunës për vitin 2024

Me qëllim të pergaditjes së një Plani të punës sa më të mirë dhe më efektiv, Zyra e Kuvendit ka mbajtur takimin:

“Planifikimi i planit të punës i Kuvendit të Komunës në Suharekë për vitin 2024”, ku ka ftuar shefat e grupeve të subjekteve politike, anëtarët e KPF-së ( Komitetit për Politik dhe Financa).Në këtë takimi, që e kryesoi Bexhet Kuçi, kryesues i Kuvendit, para të pranishmëve u prezentua Plani i punës së Kuvendit për vitin 2024.

Nga të pranishmit u dhanë edhe disa propozime të cilat do të merren parasysh dhe do të hynë në Planin e punës për vitin që po vie.