U bë inaugurimi i sistemit solar në dy ndertesa publike

Në kuadër të Projektit “Fuqizimi i veprimit lokal për klimën” sot është bërë inaugurimi i sistemit solar në dy ndertesa publike në ate të QKMF-së dhe në Bibliotekën e Qytetit.

Në solemnitetin e inaugurimit prezent ishte z. Nuno Queiros, përfaqsues Rezident i UNDP- Kosovë, pastaj zv Ambasadorja Clarisa Castelek, kryetari Komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, nënkryetarja Mihrije Suka dhe disa nga drejtorët komunal.

Me këtë rast u prezentua projekti për energji solare dhe u bë demonstrimi i montimit të sistemit të energjisë solare. Fillimisht kryetari Muharremaj, ka falenderuar donatorët dhe të pranishmit për mbështetjen dhe më pas ka fol për bashkëpunimin shumë të mirë të UNDP-së dhe Komunës, kurse edhe z, Nuno Queiros, përfaqsues Rezident i UNDP- Kosovë dhe zv Ambasadorja Clarisa Castelek janë paraqitur me nga një fjalë rasti.

Një prezentim të shkurtër se si janë zhvilluar procedurat për realizimin e Projektit dhe se si ka arritur deri në realizim ka treguar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka. Qellimi i këtij Projekti u tha në vazhdim është zvoglimi i shpenzimeve, pastaj zvoglimi i emetimeve të gazrave dhe shumë e shumë të mira tjera.