Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se mosrespektimi i Kushtetutës është një kërcënim serioz për demokracinë në vend.
Gjatë dëshmisë së tij para Dhomave të Specializuara, Thaçi kujtoi ngritjen e parë të aktakuzës kundër tij para katër vitesh, në nëntor të vitit 2020, vetëm tre muaj para se të rizgjidhej president i Kosovës.
Ai shtoi se, vetëm 10 ditë më parë, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka prezantuar një aktakuzë shtesë, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, duke potencuar se kjo është një përpjekje për të minuar procesin demokratik në vend.
“Ju e dini se para katër vjetësh, në nëntor të vitit 2020, u ngrit një aktakuzë kundër meje, vetëm tre muaj para se të rizgjidhesha president i vendit. Tash, vetëm 10 ditë më parë, Zyra e Prokurorit prezantoi një aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Dua të sqarojë edhe njëherë unë nuk jam pjesë e garës politike e as nuk kam ambicie politike as për president, kryeministër, e theksojë nuk jam pengesë e as rrezik për askënd në rrugëtimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës…”
Thaçi e shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po zhvillohen ngjarjet, duke theksuar se këto veprime rrezikojnë stabilitetin dhe integritetin e institucioneve të Kosovës.
Burimi i lajmit: Insjaderi
Lini një Përgjigje