Të rinjtë e LDK-së, në Suharekë, ka mbajtur një aktivitet simbolike në oborrin e Komunës së Suharekës

Sot, Forumi i Rinisë së LDK-së në Suharekë, ka mbajtur një aktivitet simbolik në oborrin e Komunës së Suharekës,  duke filluar me homazhe te shtatorja e ish-kryetarit të komunës “Ukë Bytyqi”. Mandej, në mënyrë simbolike, dekoroi njërin nga bredhat që gjenden në oborrin e Komunës së Suharekës.

Bredhin e stolisen me mbishkrime të keqpërdorimit që Forumi i Rinisë së LDK-së predendon për qeverisjen lokale.

Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK-së, Edijon Sellaj, theksoje se:

“Në këtë fundvit, kur ndalemi e analizojmë “punët e mira” apo “projektet e suksesshme”, të këtij pushteti, shohim që ekziston një performancë jashtëzakonisht e dobët. Pra, në vend të përmirësimit së mirëqenies apo investimeve në projekte të ndryshme kapitale, ky pushtet qytetarëve i ka ofruar vetëm keqpërdorim, keqmenaxhim, nepotizëm, shkelje ligjore etj.