Të fitosh nuk është gjithçka, por gjithçka është ta duash fitoren dhe të luftosh gjithmonë për të

Trajneri ikonik i futbollit amerikan, Vince Lombardi, ka lënë një perlë për botën sportive. Ai thoshte:

“Të fitosh nuk është gjithçka, por gjithçka është ta duash fitoren dhe të luftosh gjithmonë për të”

Andaj tifozë të dashur, sikur çdo herë tjetër, skuadra është gati dhe e motivuar në maksimum që edhe nesër në stadiumi “Rexhep Rexhepi” në Drenas, të zbret në fushë me moralin më të lartë, për të luftuar 90 minuta për fitore. Të mërkurën më 22 maj në Drenas nga ora 15:00

Jemi vetëm një hap për ta mbrojtur titullin kampion, për t’u kurorëzuar me kupen e Kosovës.

Të gjithë besojmë në yjet tanë të fushës së blertë andaj bashkarisht do të vazhdojmë drejt qëllimeve tona.