Në këtë takim, Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka paraqiti një përmbledhje të aktiviteteve dhe projekteve që janë realizuar gjatë dy javëve të fundit, e gjithashtu njoftoi për aktivitetet që planifikohen të realizohen në ditët dhe javët në vijim.
Nga ana tjetër, Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, z. Afrim Sylaj, raportoi për situatën e sigurisë në komunë, duke potencuar se gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë vepër penale e rëndë që do të cenonte rendin dhe qetësinë publike. Po ashtu, u diskutuan edhe çështje tjera që kanë të bëjnë me kundërvajtjet dhe masat parandaluese që do të ndërmerren
Lini një Përgjigje