Komuna ka mbajtur sot një takim koordinues me përfaqësues të institucioneve relevante dhe strukturave të sigurisë për të diskutuar çështjet aktuale të sigurisë dhe përgatitjet për aktivitetet e ardhshme.
Në takim, Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka prezantoi një përmbledhje të aktiviteteve të zhvilluara gjatë dy javëve të fundit, me theks të veçantë në organizimin e dëgjimeve publike për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2026-2028 dhe rëndësinë e planifikimit sa më të mirë buxhetor.
Komandanti i Stacionit Policor, z. Afrim Sylaj, raportoi për gjendjen e sigurisë në komunë, duke potencuar qetësinë dhe stabilitetin në këtë periudhë.
Në takim u prezantua edhe Plani Operativ për siguri në komunikacion, i cili parasheh masa shtesë për parandalimin e përdorimit të telefonave gjatë ngasjes dhe qarkullimin e motoçikletave pa pajisje të nevojshme mbrojtëse. Në këtë kuadër, gjatë dy javëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 824 tiketa dhe 29 urdhëresa.
Lini një Përgjigje