Në një njoftim pë media Hidro Regjioni Jugor, njësia Suharekë, ka njoftuar se Sot mund të ketë ndërprerje të përkohëshme të furnizimit me ujë në Suharekë.
“Njoftojmë të gjithë qytetarët e qytetit të Suharekës, si dhe të fshatrave: Gelancë, Gjinoc, Leshan, Tërrnje, Nepërbisht dhe Shirokë, përkatësisht konsumatorët e K.R.U. “Hidroregjioni jugor” sh.a. Prizren, Njësia punuese në Suharekë, të cilët janë shfrytëzues të shërbimeve të Kompanisë tonë për furnizim me ujë të pijes, se sot me datë: 01.12.2023 mund të ketë ndërprerje të përkohëshme të ujit për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike te stacioni i pompave “Pusi Atit”.
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni jugor” – Njësia punuese në Suharekë, ju kërkon ndjesë për ndërprerjen e ujit deri sa të kthehet rryma elektrike në rrjet.
Ju falemnderit për mirëkuptim !
Lini një Përgjigje