Sot është mbajtur takimi i rregullt i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, e që e ka kryesuar nënkryetarja e Komunës znj. Mihrije Suka, u diskutua për këtë rend dite:

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2.Diskutim për aktivitete e organizuara nga Drejtoria e Arsimit për maturantët;

3.Prishja e rendit dhe qetësisë publike nga lokalet e natës dhe personat e pa përgjegjshëm;

4.Parapërgatitja dhe vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtje nga zjarri gjatë sezonit veror; dhe

5.Identifikimi i hapësirave publike ku cenohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Në fund pas diskutimeve nga të cilat u dhanë edhe sqarime janë marrë edhe disa nga rekomandimet që në të ardhmën duhet zbatuar, siç ishin : të vazhdohet bashkëpunimi me poilicinë, të rritet numri i zjarrëfikësve apo të angazhohen zjarrëfikës vullnetarë, të bëhet apel tek qytetarët për kujdes që mos të shkaktojnë zjarre dhe disa rekomandime tjera.