Sot është mbajt takimi i radhës i sigurisë lokale në Suharekë

Kryesuesja e takimit znj. Mihrije Suka, nënkryetare e Komunës, ka numëruar aktivitetet që janë zhvilluar në Komunë, ku ka veçuar përfundimin e aktiviteteve “16 ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore”, si dhe ka bërë të ditur se ka vizituar Strehimoren në Prizren.

Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj, gjendjen e sigurisë në Komunë e ka vlerësua të qetë dhe të sigurt. Policia e Kosovës tashmë ka përgatitur planin operativ me rastin e festave të fundvitit.

Me qëllim që të evitohen incidentet e mundshme, qytetarët duhet t’i marrin seriozisht kërkesat që vinë nga institucionet e rendit për maturi gjatë festave.

Po ashtu ju bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të shtojnë kujdesin e tyre dhe të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes në trafik, në mënyrë që së bashku, të ulim numrin e aksidenteve të trafikut.