Shkurte Fejza, shpallet qytetare nderi në Suharekë

Komuna e Suharekës, të merkuren më 29 maj do të shpall  “Qytetare nderi”,  këngëtaren e njohur Shkurte Fejza.

“Ftoheni që të merrni pjesë në ceremoninë solemne të organizuar nga Komuna e Suharekës, të dhënies së çmimit “QYTETARE NDERI” e Komunës së Suharekës, këngëtares së mirënjohur, mbi supet e së cilës janë 50-të vite karierë të bujshme artistike, simbolit të këngës së mirëfilltë shqiptare, bashkëvendases tonë të nderuar dhe artistes së madhe Shkurte Fejza.

Kjo ceremoni zhvillohet me 29.05.2024(e mërkurë) ora 12:00, në Biblotekën “Hajdin Berisha” në Suharekë.