Shkurte Fejza merr Titullin: “Qytetare Nderi” e Komunës tone

Asambleja Komunale në takimin e radhës që e ka mbajtur sot, unaninimisht e ka votuar pikën e dytë të rendit të ditës:Shqyrtimi i projekt-vendimit për shpallje “Qytetar Nderi” i Komunës së Suharekës.

Pra me këtë miratim nga ana e Këshilltareëve Komunal, këngëtarja e njohur Shkurte Fejza merr Titullin “Qytetare Nderi” e komunës tonë. Komuna do të organizojë një ceremoni zyrtare, permes së cilës do të nderohet emri dhe veprimtaria e yllit të Estradës muzikore – Shkurte Fejza.