Selina Gashi, e bëri krenar vendin e saj, duke u renditur në vendin e dytë në Poloni

Ajo e ka shkruar historinë në Poloni duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm në garat prestigjioze të vrapimit.

Ky rezultat i Selinës, është një arritje kulmore dhe shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj sportive dhe për atletikën e vendit.

Pavarësisht konkurrencës së fortë ndërkombëtare, ajo demonstroi përgatitjen e saj të shkëlqyer dhe arriti të sigurojë vendin e dytë, duke lënë pas shumë garuese të tjera.

Rezultati i saj është një motivim i madh për atletët e rinj nga Suhareka dhe një frymëzim për të gjithë ata që ndjekin pasionet e tyre me këmbëngulje.