Sekuestrohen dy armë zjarri në Prishtinë

Hetuesit nga Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit, dje kanë kryer një bastisje në një shtëpi në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë ,ku kanë gjetur dhe sekuestruar:

-dy armë zjarri

Ndaj personit të dyshuar, B.S. mashkull, nga hetuesit policor janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, dhe në stacionin Qendra, është hapur rast për veprën:

– Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedimi paautorizuar i armëve.

Personi i dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.