Në këtë 4-vjetor nga ndarja e Rexhep Kuçi-t, nga jeta, u bën homazhe tek varri i tij, të pranishem ishin familjarë, miq, bashkëpunëtorë, si dhe përfaqësues të Degës LDK-së dhe të vetë qendrës “Handikos” për t’i bërë homazhe.
Në nderim të veprimtarit dhe humanistit, ish nënkryetarit të Komunës dhe LDK-së në Therandë z. Rexhep Kuçi
Katër vite pa veprimtarin e ditëve të vështira të çështjes kombëtare, pa aktivistin zyrtarin e funksionarin e LDK-së, pa humanistin e madh e mbrojtësin e përkushtuar të personave me nevoja të veçanta!
Dega e LDK-së në Therandë, bacin Rexhë do ta kujton çdoherë si një humanist e bashkëpunëtor të shkëlqyer, si një njeri të urtë e mbështetës të njerëzve në nevojë, si një ndër kontribuesit e zhvillimit demokratik të shoqërisë therandase e si një ndër njerëzit e sukseseve e vështirësive nëpër të cilat LDK në Therandë ka kaluar ndër vite.
Lini një Përgjigje