QKMF në Suharekë me postim prekës për ndarjen nga jeta të kirurgut vaskular Dr. Jetmir Gashit

“Lamtumirë, Doktor!

Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Dr. Jetmir Gashit, kirurgut vaskular që për shumë vite shërbeu me përkushtim edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”.

Sot, qyteti ka humbur një mjek të jashtëzakonshëm, një humanist të palodhur dhe një njeri të rrallë, i cili gjithmonë

vuri shëndetin dhe jetën e pacientëve mbi çdo gjë tjetër.

Largimi yt, Doktor, është një humbje e madhe për të gjithë ne. Por vepra jote, përkushtimi yt dhe dashuria jote për profesionin do të jetojnë gjithmonë mes nesh.

Pusho në paqe, Doktor! Përjetësisht mirënjohës për gjithçka që bëre për këtë komunitet.”